Pasi i dha fund martesës me Jwan Yosef, Ricky Martin është duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tij me ish-partnerin.
Çifti njoftoi se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas gjashtë vitesh martesë, por shtuan se ende janë të përkushtuar ndaj “rritjes së përbashkët” të fëmijëve të tyre.
“People” shkruan se në kërkesën e divorcit të këngëtarin të famshëm të paraqitur të mërkurën, Martin ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët të vajzës Lucia, 4 vjeçe, dhe djalit Renn, 3 vjeç.
Martin, është gjithashtu babai i djemve binjakë 14-vjeçarë Matteo dhe Valentino, të cilët erdhën në jetë përpara se të martohej me Yosef.
Sipas dokumenteve, Martin do t’i paguajë gjithashtu mbështetje bashkëshortore Yosef si dhe tarifat e tij të avokatit.
Këngëtari duhet “akoma të përcaktojë natyrën dhe shtrirjen e plotë të aseteve dhe detyrimeve të pronave të veçanta të secilës palë” bazuar në paramartesën e tyre.
Kujtojmë se pavarësisht këtij lajmi, Ricky do vazhdojë turneun muzikor, e në fund të korrikut do jetë prezent edhe në Tiranë.