Një video e rrallë dhe mjaft simpatike e Lionel Messit ka filluar të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë anën njerëzore dhe të thjeshtë të superyllit argjentinas.
Në pamjet e reja të xhiruara në pistën e një aeroporti, Messi shihet bashkë me shokët e skuadrës së kombëtares së Argjentinës, teksa i nënshtrohet një kontrolli rigoroz sigurie. Agjentët e aeroportit nuk kanë bërë asnjë përjashtim, duke përdorur skanerin e dorës për të kontrolluar tetë herë fituesin e Topit të Artë, ashtu si çdo pasagjer tjetër.
Messi reaction to being searched at the airport 😂😂pic.twitter.com/FUBI7AMplW
— J. 🇵🇸 (@Messilizer0) July 2, 2026
Ajo që ka bërë përshtypje te fansat është reagimi i “Pleshtit”. Pa asnjë ankesë apo kërkesë për trajtim VIP, Messi qëndron i qetë, bashkëpunon me agjentët dhe madje shkëmben buzëqeshje me stafin dhe shokët e ekipit.
Qershia mbi tortë e kësaj videoje është komenti i personit që po e xhironte fshehurazi, i cili me pak humor thotë: “Thjesht mbani mend, herën tjetër që do të bezdiseni nga stafi i sigurisë në aeroport… edhe Messi duhet ta bëjë këtë procedurë.”



