Modelja e “She’s on Top”, Santiana Maloku, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo ka treguar se ka qenë 2 vjeçe kur prindërit e saj janë ndarë dhe babai e ka braktisur.
Nga komentet paragjykuese në Gjakovë, gjyshi ka tentuar t’a dërgojë në jetimore por ka ndryshuar mendje kur ajo i ka thënë diçka në vesh. Ndërsa gjyshja nuk ka qenë dakord që atë t’a dërgonin në jetimore.
Ndërkohë e ëma ka qenë shumë e sëmurë dhe nuk ka qenë në dijeni se çfarë po ndodhte.
Santiana ka shtuar se babain e ka takuar për herë të parë kur ka bërë 18 vjeçe, por pas atij takimi nuk ka pasur më komunikim me të.
“Pas u shërua mami nga kanceri, 2 vjet më vonë u diagnostikova unë sepse e kisha të trashëguar nga ajo. Mami nuk e di, por unë e telefonova babin për ti kërkuar një shumë parash që më duhej për operim.
Ishte shansi i parë dhe i vetëm që ai mund të tregonte se ishte babi im dhe donte të më kishte, por s’e bëri dhe prej atij momenti s’du me e pa më.
S’më besoi që isha sëmurë, më tha që isha tu rrejt. Në atë kohë më kanë ndihmuar njerëz të tjerë…”, tha e emocionuar ajo.