Dy aktorët e njohur, Olta Gixhari dhe Gent Hazizi, kanë pasur debate të forta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme u transmetuan disa prej këtyre momenteve, ku nuk mungonin ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Këtë debat mes dy aktorëve e ka komentuar edhe opinionisti i BB VIP, Arbër Hajdari, i cili tha se ‘kjo është loja e Oltës’.

Pjesë nga biseda:

Arbëri: Kot i thonë njëri-tjetrit kolegë se nuk kanë pikë respekti. ‘Je i trashë, je i vogël’, çfarë duhet t’i thuash tjetër, se mua nuk më duket normale

Olta: I thasë nuk po të ofendoj tani, i thashë më dëgjo

Arbëri: Kjo është loja e Oltës, duke piketuar banorë për t’i nxjerrë jashtë. Të manipulojë, të angazhojë edhe banorët e tjerë. Nuk më duket aspak etike që të ashtëqujatur kolegë të kenë këtë lloj komunikimi

Olta: Genti bën debat me të gjithë

Arbëri: Ti angazhon të tjerët që ti të kesh të drejtë. Nuk e vendos ti kush del jashtë

Olta: Edhe unë mund të dal jashtë shumë shpejt. Sepse të gjithë kanë pakënaësi kundrejt Gentit