Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” ka pasur debate të shumta pasi disa banorë vendosën që të mos vraponin për të fituar cigare.
I pari që nuk pranoi ishte Kristi, i cili nuk e pi cigaren. Më pas ishte Luizi i cili refuziu edhe pse e konsumon atë. Pas këtij të fundit edhe Amos mori vendimin që të mos vraponte. Aktori nuk e pi cigaren, por tha nëse Luizi nuk vrapon pse ta bëj unë.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së somte, Luiz Ejlli ka shpjeguar arsyen se pse nuk pranoi që të vraponte rreth pishinës.
“Nuk besoj se pi kush cigare ma shumë se unë. Isha në kaq hall, por po prisja se në shtëpi ka rregulla. Kemi një rrugë mujore, mbaroi dhe do prisnim dy ditët e fundit të muajit. Borxh nuk na dhanë, kredi nuk marrim.
Bie dera, vjen pronari i shtëspisë e thotë ‘unë e kam një variant’. Po ja fute 5 vrapime, keni 5 cigare. Të thoshtë Vëllai i Madh edhe pse nuk e meritoni, kam vendosur të jem tolerant. Kjo 5 cigare më vrau. Ta bëj veten për 5 cigare. Pse ti jap vlerë?
Nesër thotë Vëllai i Madh hipni në skelë, ju jap një gotë ujë. Kam thënë a është urdhër, e bëj patjetër. A është sfida e javës, e bëj”, sqaroi këngëtari i njohur.