Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP 2”, katër finalistët Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj, kanë pasur mundësinë që të festojnë.

Katër banorët e mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë kënduar e kërcyer së bashku, duke lënë pas debatet dhe hatërmbetjet.

Madje në një moment teksa në sfond ishte kënga me titullin ‘Shoki jem dola dhe unë’, Efi i është afruar Luizit duke i thënë se këtë këngë donte ta kërcente me të.

“Ta dish kjo është kënga jonë”, i thotë Efi Luizit teksa po kërcenin.

Kujtojmë se dy banorët kanë qenë miq në fillim të BB VIP, por pasi Efi u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjërat mes tyre morën një tjetër rrjedhë.

Madje mbrëmë gjatë ‘Prime’-t Dhedhes i tha Ejllit që kur të përfundonte BB VIP, nuk donte ta shikonte më.

Por gjatë festës mbrëmë, duket se ata kanë folur paksa sinqerisht me njëri-tjetrin, e kuptohej se Efi e ka xhan sërish Luizin, pasi ia tha herë pas here.