Reperi me famë botërore, Kanye West, është përfshirë edhe një herë në një skandal. Ish-punonjësit e tij tregonin se reperi i ka treguar stafit imazhe nudo të ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Madje njëri prej tyre ka zbuluar se Kanye West i ka treguar atij një imazh të qartë të femrës më seksi, gjatë një interviste pune në vitin 2018.

“Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, dyshohet se i tha reperi teksa kishte nxjerrë foto shumë personale të Kardashian në telefonin e tij. Një tjetër ish punonjës thotë se 43-vjecari tregoi video eksplicite të Kardashian, e cila bëri kërkesë për divorc në vitin 2021.

Nga ana tjetër, thuhet se West nuk kishte frikë të shfaqte imazhe personale dhe të fliste për situata që duheshin mbajtur private.

Reperi ka folur më parë për “varësinë e tij ndaj pornografisë”, duke thënë se kjo gjë i “shkatërroi” familjen.