Një influencuese kolumbiane, Angie Marcela Ramirez Vargas, ishte duke pritur në semafor me makinën e saj menjëherë pasi kishte mbaruar palestrën, kur papritur u ekzekutua në vend.
Mediat e huaja shkruajnë se, ka qenë një nga dy personat që ndodheshin në një motorçikletë ai i cili vrau 27-vjeçaren, duke e qëlluar nga afër. Gjithë krimi ndodhi në një ambient publik plot me njerëz, pranë një qendre tregtare në Pitalito, në jug të Kolumbisë.
E reja arriti të vazhdonte të ngiste makinën për afërsisht 100 metra përpara se të humbiste kontrollin dhe të ndalonte plotësisht. Shërbimet e urgjencës e çuan me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë disa minuta më vonë nga plagët e shumta të shkaktuara nga të shtënat me armë zjarri.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme xhami i automjetit është i bërë copash dhe brenda ndodhet trupi i pajetë i të resë.
Sipas hetimeve të deritanishme, dy sulmues të armatosur me motorçikletë i janë afruar pranë automjetit të saj dhe e kanë qëlluar disa herë para se të largoheshin me shpejtësi. Policia nisi një ndjekje të gjerë dhe rrethoi zonën brenda pak minutash. Oficerët më vonë konfiskuan një motoçikletë dhe një armë zjarri që ata besojnë se u përdorën në sulm.
Më tej u arrestua një 48-vjeçar, i cili u gjet i fshehur në një shkurre, si i dyshuar si pasagjeri që qëlloi me armë zjarri. Motivet e këtij krimi të kryer në gjakftohtësi të plotë nuk dihen ende.



