Me siguri e mbani mend ish-konkurrentin e “Big Brother Albania”, Vigan Shehu, i cili ka qenë banor në edicionin e gjashtë të reality show-t.

Kanë kaluar vite që nga hera e fundit që e kemi parë Viganin në ekran. Daljet e tij kanë qenë më të rralla, megjithëse në rrjete sociale ka qenë mjaft aktiv.

Madje, ai jo vetëm që ka ndarë në llogarinë e tij në “Instagram” momente nga puna e jeta e përditshme, por edhe më tepër detaje nga jeta private, pasi na ka treguar se po bëhet baba për herë të parë.

Vigani ka publikuar fotot e realizuara me partneren me barkun e rrumbullakosur, teksa ka surprizuar ndjekësit e tij, që kanë vërshuar në komente urimesh.

Pra, ish-banori i “Big Brother” është personazhi i radhës që i shtohet listës së personave që po bëhen prindër! Shumë urime!