Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka folur në episodin e ri të “The Kardashians” për preferencat e saj te meshkujt.

Teksa po njihet me dikë të ri me pseudonimin “Fred”, të gjithëve na shkon mendja se tiparet që Kim renditi për mashkullin e saj ideal, i plotëson “Fred”

Por fansat janë habitur kur Kim ka zbuluar se çfarë e eksiton më tepër te një mashkull. Ajo ka thënë se janë dhëmbët e drejta.

“Dhëmbët më eksitojnë shumë. Sa më të drejta të jenë, aq më shumë eksitohem”- tha ajo.

Ndërsa lista vazhdoi me kërkesat:

1. Ta mbrojë Kim

2. Të luftojë për të

3. Higjiena e mirë

4. Të jetë i qetë

5. Të mos ketë probleme me prindërit

6. Të jetë i duruar

7. Të jetë mbështetës dhe vërtet i lumtur për Kim

8. Të jetë i suksesshëm

9. Të ketë dhëmbë të bukur

10. Të jetë pontan

11. Të jetë argëtues

12. Familja dhe miqtë e saj ta duan

13. Të shërbejë si shembull për fëmijët e saj

14. Të mos ketë shumë drama se mjaft drama

15. Të jetë më i gjatë se Kim

16. Të merret me aktivitet fizik

17. Të jetë i motivuar

18. Të jetë i pavarur dhe jo i ngjitur

19. Të ketë shije të mirë