Sarah Obsessed është një nënë e katër fëmijëve, e cila mbeti me vetëm 5 paund në xhep kur ish-bashkëshorti e la atë.

Pasi ngelën vetëm dhe pa asgjë, 33-vjeçarja vendosi që t’u rikthehej kamerave, në mënyrë që të mbulonte shpenzimet për gjërat thelbësore të fëmijëve të saj.

E tani, nëna beqare është një yll i rrjeteve sociale dhe i modelingut. Sarah luan në dokumentarin e guximshëm të Channel 4, “Confessions of a Cam Girl”.

Kush është Sarah Obsessed?

Ajo është një nënë beqare me katër fëmijë, dy prej të cilëve kanë nevoja të veçanta. 33-vjeçarja nga Londra është një modele në faqen për të rritur “OnlyFas”, ku me paratë që mbledh ndihmon familjen e saj.

Kur bashkëshorti u largua nga shtëpia, ajo duhej të qëndronte në shtëpi të kujdesen për fëmijët e moshës 16, 11, 10 dhe 7 vjeç.

E për të mbajtur familjen e saj, ajo vendosi që të punonte si modele në faqen për të rritur. Kjo punë e lë të lirë atë që të qëndrojë në shtëpi pranë fëmijëve, sidomos atyre me nevoja të veçanta.

Sarah ka 51 mijë ndjekës në “Instagram” me të cilët ndan herë pas here foto me bikini.

Sa ka fituar Sarah Obsessed?

Teksa shumë modele pretendojnë se fitojnë mijëra nga punët e tyre të vlerësuara me pullë të kuqe, 33-vjeçarja është më modeste me të ardhurat e saj.

Ajo pranoi se punon vetëm me kamera për të paguar gjërat thelbësore të fëmijëve të saj – gjë që nuk sjell “mega para” për nënën. Megjithatë, ajo ka treguar se sa shumë i ofrohet për kërkesa “të çuditshme”.

“Kërkesa më e çuditshme që kam pasur ndonjëherë, ishte kur dikush më kërkoi të ulesha në banjë dhe të pija jashtë – padyshim, nuk e bëra”, tha nëna, e cila shtoi se do të paguanin 100 paund shtesë.