Këngëtari i njohur, Erik Lloshi dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ishin një ditë më parë të ftuar në “Hëna apo Dielli”.
Ata ishin në skuadra të ndryshme, e teksa po bënin një lojë, Eriku i bëri një propozim live Julit, e cila e refuzoi.
Në një moment, këngëtarit iu dha si sfidë që të telefononte bashkëshorten e tij dhe do i thoshte se do të bënte një klip me skena nudo.
Por para se të niste sfidën, Lloshi vendosi që t’i thoshte ish-banores së BB VIP që të bëhej pjesë e klipit të tij më të ri. Por përgjigja e Julianës ishte e papritur për atë.
“Po jo, unë nuk jam e videoklipeve. Unë jam e biznesit. Unë jam e bizneseve o vlla, s’jam e videoklipeve. Bukurinë m’a ka falë Zoti”, tha Nura.
Ndërkohë pas refuzimit për të qenë pjesë e projektit të tij më të ri, këngëtari i njohur u shpreh se do të gjente një më të mirë se Juliana.
“Ky është premtim televiziv. Më të mirë se Juli do gjej”, premtoi Eriku.