Një postim i fundit i ish-banores së “BBV”, Ina Aderit ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin e saj me Kejsi Hysenin. Ina publikoi një video në TikTok, ku shfaqet gjatë një udhëtimi me makinë, por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen nuk ishte videoja, por mesazhi që e shoqëronte.
“My biggest fear is dating someone who still loves their ex, like my ex still loves me.” (“Frika ime më e madhe është të lidhem me dikë që ende e do ish-in, ashtu si ish-i im më do mua.”) Ky postim është interpretuar nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Kejsit,


