Për Shëndrit Lumin, aventura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk përfundoi pa marrë me vete disa kujtime mjaft të veçanta. Gazetari, i cili arriti deri në gjysmëfinale, ka publikuar një vlog në kanalin e tij në YouTube, ku u ka treguar ndjekësve objektet që vendosi të ruajë si kujtim nga eksperienca në reality show.

Mes sendeve që ka marrë me vete spikat një nga filxhanët ikonikë të kafesë, me të cilin publiku e pa shpesh gjatë bisedave brenda shtëpisë. Po ashtu, Shëndriti ka ruajtur edhe qirinjtë e tortës së ditëlindjes që festoi gjatë qëndrimit në shtëpi, si edhe letrat e urimit që mori në atë ditë të veçantë.

Megjithatë, surpriza më e madhe ishte zbulimi se ai ka marrë me vete edhe zarfin e famshëm të Kutisë së Pandorës, një nga elementët më simbolikë të këtij edicioni.