Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, duket se mund të ketë bërë një hap të ri në jetën sentimentale.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në “Instastory”, ku shfaqet pranë një mashkulli, portreti i të cilit është mbuluar me një emoji. Edhe pse identiteti i tij mbetet i fshehtë, përshkrimi që Sindi ka zgjedhur për foton ka mjaftuar për të nxitur aludimet.
“My man”, ka shkruar ajo krahas imazhit, duke e shoqëruar frazën me simbolin e syrit të kaltër.

Ky detaj është interpretuar menjëherë si një sinjal se Sindi mund të jetë në një lidhje. Megjithatë, ajo ka preferuar të mos japë më shumë informacion dhe të ruajë ende anonim personin që shfaqet në foto.
Pas eksperiencës së saj në “Për’puthen”, ku u kthye në një nga personazhet më të komentuar të programit, Sindi Loci ka qenë më e rezervuar për jetën e saj private.
Tashmë, ky postim i fundit duket se ka zbuluar një tjetër anë të jetës së saj, duke lënë të hapur pyetjen nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo për një histori që ajo ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Për momentin, emri dhe identiteti i “My man” mbeten mister, ndërsa ndjekësit presin të zbulojnë nëse Sindi do ta heqë së shpejti perden e misterit.



