Mick Jagger shfaqet duke kërcyer pa pushim në një diskotekë, vetëm pak javë pasi mbushi 83 vjeç. Frontmeni i “The Rolling Stones” bëri një dalje mbrëmjeje në një klub dhe, përmes një videoje që publikoi të dielën, më 9 gusht, në llogarinë e tij personale në “Instagram”, u tregoi ndjekësve se si po e shijon verën.

Jagger shfaqet duke kërcyer nën një top diskoje, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Mr. Charm” nga albumi i ri i grupit, “Foreign Tongues”.

“Duke shijuar verën, shpresoj që po e shijoni edhe ju”, shkroi ai në përshkrimin e postimit.

Pak javë përpara se të tregonte aftësitë e tij në kërcim, Mick Jagger kishte folur për procesin e plakjes, duke pranuar se nuk e përjeton aspak në mënyrë veçanërisht pozitive.

“Nuk ka asgjë të mirë në të”, kishte deklaruar ai për “The New York Times”, gjatë podkastit “The Interview”.

View this post on Instagram

A post shared by Mick Jagger (@mickjagger)

“Nuk fiton mençuri. I harron të gjitha. Unë e kam harruar gjithë mençurinë time”, tha këngëtari, duke shtuar: “Mund të kem pasur disa perla urtësie, por mendoj se ndoshta kam harruar se cilat janë. Kështu që jo, nuk është veçanërisht e këndshme”.

Këngëtari foli gjithashtu për ndryshimet fizike që vijnë me kalimin e viteve, duke shpjeguar se tashmë nuk mund t’i bëjë gjërat me të njëjtën shpejtësi si më parë dhe se duhet të jetë më i kujdesshëm.

Më konkretisht, ai tha:

“Nuk mund t’i bësh gjërat aq shpejt sa dëshiron dhe, fizikisht, nuk mund të bësh gjërat që do të doje të bëje. Duhet të jesh më i kujdesshëm. Ende mund t’i bësh, por duhet të jesh pak më i kujdesshëm kur i bën.”