Aktorja e famshme amerikane, Donna Mills, ka rrëfyer se nuk e kishte imagjinuar se çfarë do ta priste pasi hapi profilin e saj në platformën “OnlyFans”. Vetëm pak ditë pas regjistrimit, ylli i serialit “Knots Landing” nisi të merrte kërkesa të pazakonta nga ndjekësit.

85-vjeçarja kishte treguar më herët për revistën “People” se vendosi t’i bashkohej platformës për të qenë më pranë fansave dhe për të krijuar një komunikim më të drejtpërdrejtë me ta.

Megjithatë, përvoja mori shpejt një kthesë të papritur.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Donna Mills zbuloi një nga kërkesat më të veçanta që i ishte bërë nga një ndjekës.

“Dikush dëshiron që unë të filmoj veten duke shtypur rrush”, tha aktorja gjatë bisedës me prezantuesin Kevin Frazier.

Ky i fundit reagoi me humor, duke pyetur:

“Pra, duan t’ju shohin këmbët? Duan t’ju shohin gishtërinjtë e këmbëve”.

85-vjeçarja qeshi dhe la të kuptohej se kjo mund të jetë arsyeja:

“Po, besoj se po. Duket se shumë njerëz eksitohen nga gishtërinjtë e këmbëve-u shpreh ajo me humor, duke shtuar se ka në plan ta realizojë këtë kërkesë”.

Deklaratat e aktores janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë fansa kanë komentuar mënyrën spontane dhe plot humor me të cilën ajo foli për eksperiencën e saj të re në “OnlyFans”.