Mbrëmjen e djeshme Krist Aliaj ka thumbuar Luiz Ejllin, duke i thënë se ka frikë Efi Dhedhes.  

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit Kristi e pyeti këngëtaren ‘a doje Qetsorin në finale’. Luizi iu përgjigj menjëherë duke i thënë se i donte të dy.

“Hajde të bëjmë një finale çunash, fitoftë më i miri. Po kam frikë se do e bëjnë dy femra dy meshkuj dhe njëri prej jush i bie me qenë”, tha Ejlli.

Këtij të fundit ia pret Kristi: “Se një gjë e ka frikë, Efin”.  Ai tha se është çuditur se si ai nuk është marrë me Efin. Sipas tij, ai e ka frikë për fitoren.

Nga ana tjetër, Luizi i tha se nuk do merrej as me Kristin dhe as Qetsorin nëse do ishin në finale. Këngëtari tha se e ka kryer misionin dhe tani është me pushime.