Një grua, e cila mbeti e shkatërruar kur martesa e saj përfundoi, ka zbuluar se tani paguhet për të qenë e dashura ‘perfekte’ për meshkujt beqarë që duan vëmendje.

Ajo është Lucy Banks, nga Perth, e cila mbeti vetëm me 60 dollarë kur martesa e saj përfundoi. Madje asaj iu desh që të rriste vetëm dy fëmijë.

Por tani ajo fiton 2.500 dollarë çdo ditë, që kur mori përsipër rolin e çuditshëm e të qenurit ‘e dashura profesioniste’.

Kur ngeli vetëm dhe duhej të kujdesej për fëmijët, Lucy la punën e saj pasi nuk ishte në gjendje të angazhohej për orët e gjata të punës. Më pas ajo vendosi që të regjistrohej në faqen “OnlyFans”, për të parë nëse mund të realizonte përmbajtje për të rritur.

Duke qenë se ndonjëherë kishte vështirësi për të paguar qiranë e shtëpisë, asaj i duhej që të gjente një mënyrë për të fituar sa më shumë para.

Edhe pse platforma “OnlyFans” është e njohur për përmbajtjen e saj pornografike, Lucy vendosi të futet në tregun e “përvojës së të dashurës”. E tani ajo ka abonentë që kanë dëshirë që çdo ditë t’u thotë ‘mirëmëngjes’.

Banks ka treguar se më pas bisedon me ta për planet e saj, gjëra për të cilat do të fliste me çdo partner normal.

“Unë i di ditëlindjet e abonentëve të mi. U di edhe emrat e qenve të tyre. Di se çfarë bëjnë në përditshmërinë e tyre. Puna ime nuk është seksuale ose vetëm dërgimi i fotove seksi dhe gjërave të tjera. Është me të vërtetë një lidhje më e thellë. Mendoj se ata ndoshta vijnë në faqen time sepse janë kureshtarë, por ata qëndrojnë sepse ekziston ajo lidhje e vërtetë”, ka thënë ajo për “Body+Soul”.