Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë një nga çiftet më të komentuar që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”. Lidhja e tyre ka patur shumë ulje dhe ngritje, madje në një moment pranuan se ishin ndarë.

Por gjatë një puntate të “Top Arena”, pasi Mateo i bëri një suprizë Brikenës, gjërat ndryshuan mes tyre dhe ata u ribashkuan.

Madje tani duket se ata janë më të dashuruar se kurrë. Pas përfundimit të “Top Arena”, ku të dy kishin rubrikat e tyre me të ftuar të ndryshëm, duket se kanë nisur pushimet së bashku.

E këtë e kanë zbuluar përmes postimeve të ndryshme në rrjetet e tyre sociale. Brikena ka postuar fillimisht një video në “Instastory” ku shfaqet dorë për dore me Mateon dhe zbulon se janë duke shijuar disa ditë relaksi në Turqi.

Ndërkohë ditën e sotme, ajo ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj një foto me ish-finalistin e “Big Brother VIP 5”, e fansat menjëherë kanë nisur me komentet e tyre.