Selin Bollati ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku moderatori i njohur, Eni Shehu, e ka pyetur rreth lajmeve të ndryshme që kanë qarkulluar për të.

Në një moment ata u ndalën te raporti që ajo ka me fituesin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti. Selin u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë nga fjalët që janë thënë për ta, madje shtoi se ai është shumë pozitiv.

E pyetur nëse do të fitonte nëse do të ishte në të njëjtin edicion të reality show-t, Selin fillimisht u shpreh se nuk e di dhe më pas shtoi ‘por do kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me Gjestin dhe do kishim luajtur fort’.

Pjesë nga intervista:

Eni: Çfarë mund të n’a thuash për Gimbon dhe Gjestin? A janë në ujëra të qeta?

Selin: Më ka zënë një hall i madh. Zgjohem në mëngjes dhe lexoj se nga Selin, Gimbo dhe Gjesti nuk flasin më. Këto janë lajme të rreme, asgjë nuk është e vërtetë.

Eni: Si është Gjesti në raportin tuaj, kur drekoni, kur jeni jashtë?

Selin: Është shumë pozitiv. Nuk është se jemi në frekuentim aq të shpeshtë, por në ato raste që jemi bërë bashkë ka qenë super harmoni në grup.

Eni: Si mendon, nëse do të ishe në “Big Brother”-in e Gjestit, do e kishe fituar?

Selin: Nëse do e kisha fituar nuk e di, por që do kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me Gjestin, kjo është pak po e sigurt. Se si natyra kështu, mund të kishim luajtur fort madje. Por që për të fituar nuk e di. Edhe ka mundësi.

Eni: Kështu thoje edhe te “Big  Brother” jo që ‘nuk e di’.

Selin: Në përgjithësi vajzat e marrin sikur nuk janë aq të forta, por pse jo. Se mua ajo egoja ime e brendshme nuk do më linte.

Eni: Pra mund t’a fitoje?

Selin: Patjetër. E di pse? Se unë tani Gjestin e njoh në marrëdhënie tjetër. Po nëse do të isha në të njëjtin “Big Brother” nuk do e kisha njohur. Aty do e kisha njohur si lojtar personalisht, normalisht se për mua do të ishte si gjithë të tjerët.