Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku me mijëra ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Gjithashtu nuk mungojnë as postimet me partnerin, DJ Gimbo.

Por së fundmi, balerina e njohur ka vendosur që t’i kthejë përgjigje një komenti që i ka lënë një ndjekëse, e cila i thotë që është dobësuar shumë dhe të kujdeset për veten.

“Selin e dashur, je dobësuar shumë. Ti je një yll që ne të kemi mbështetur familjarisht dhe vëmë re çdo ndryshim. Bëj kujdes”, shkruhet në komentin e ndjekëses.

Selin i kthen përgjigje përmes një postimi në “Instastory”, ku si fillim shpreh mirënjohje për fansat që interesohen për shëndetin e saj. Ajo shton se në fakt nuk ka qenë shumë mirë dhe po mundohet që të kujdeset pak më shumë.

Më pas, fituesja e BBV 5 shton se në vetvete është super komode në mënyrën se si duket.

“Unë si fillim jam super me fat që më ndjekin njerëz në mosha të ndryshme, sidomos shumë mama.

Dhe këto janë komentet tipike të çdo nëne, hahaha faleminderit shumë për çdo mesazh që jeni interesuar për shëndetin tim, në fakt nuk kam qenë shumë mirë, tani po mundohem të kujdesem pak më shumë edhe pse në vetvete jam super komode me mënyrën si dukem. Shumë dashuri për ju dhe kjo është një mënyrë për të dhënë një mesazh për të gjithë, të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj. Të dobët apo mbi peshë mjafton të jeni të shëndetshëm dhe kofident!”, shkruan Selin në postimin e saj.

Gjithashtu balerina ka treguar se pesha e saj aktuale është 51.6 kilogramë.