Sipërmarrësja e njohur, Artenisa Ozaj, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve ‘pikante’ të Mateo Borrit.
Teksa e pyeti nëse ka lënë ndonjë peng nga televizioni, Artenisa u shpreh se ‘jo’ pasi e ka nisur që në moshë të vogël dhe sipas saj i ka ezauruar të gjitha.
Më pas Mateo e pyeti për veshjen më të shtrenjtë që ka në garderobë dhe sipërmarrësja tha ‘një çantë’, por vendosi që të mos tregonte çmimin. Duke qeshur tha:
“Jo se dalim nesër nëpër portale dhe na vjen SPAK-u te shtëpia”.
Pjesë nga intervista:
Nga moderatore në sipërmarrëse, a ka lënë ndonjë peng televizioni? Apo biznesi e ka plotësuar plotësisht?
Unë mendoj se nuk ka lënë asnjë peng sepse e kam nisur që në moshën 10-vjeçare televizionin dhe mendoj se i kam ezauruar të gjitha.
I ke marrë më të mirat?
Po. Jam shumë e lumtur që vazhdoj e ftohem dhe vazhdoj të jem në ekran.
Njihesh për stilin tënd të veshjes, cila është veshja më e shtrenjtë që ke në garderobë?
Çantë
Sa kushton kjo çanta?
Nuk e themi çmimin
Po thuaja tani…
Jo se dalim nesër nëpër portale dhe na vjen SPAK-u te shtëpia (qesh)



