Ish-banorit të “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka, i janë shtuar këtë javë plot katër mijë ndjekës. Ai është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka nisur duke bërë meme të ndryshme me ish-konkurrentët e tjerë.

Një ditë më parë, moderatori i njohur ka bërë një bisedë virtuale me 151 mijë ndjekësit e tij. Këta të fundit kanë dashur që të dinë sa më shumë detaje në lidhje me marrëdhëniet e tij me ish-banorët e BB VIP.

Një person e ka pyetur Ronaldon nëse janë akoma shokë me Efi Dhedhes. Sharka i është përgjigjur duke publikuar një bisedë me të, në të cilën shkruhej:

Ronaldo: Efi Dhedhes, je zgjuar?

Efi: Donii. Zgjuar jam

Ndërkohë në këtë postim ai ka etiketuar edhe Efin dhe e ka shoqëruar me një emoji, trëndafil i kuq.