Tifozja më “hot” e futbollit të Serbisë ka tërhequr së fundmi vëmendjen e fansave  me gjestin e saj. Jelena Stojadinovi ka përdorur shkronjat e emrit të saj për të zgjedhur yjet e preferuar të kombëtares serbe.

Jelena nuk ka zgjedhur vetëm të preferuarit, por lojtarët që ajo mendon se do të bëjnë ndryshimin në Kupën e Botës.

Kujtojmë se Serbia aktualisht është në fund të Grupit G pas humbjes me Brazilin dhe me një ndeshje në grup kundër Kamerunit në horizont.

Stojadinovi herë pas here tregon anën e saj patriotike, duke bërë postime e veshur me fustan serb apo flamur në rrjetet sociale.

Dhe së fundmi, ajo postoi një video në “TikTok”-in e saj, e veshur me një fustan vjollcë dhe duke shqiptuar emrat e lojtarëve të saj të preferuar të Serbisë, të mbivendosur përballë saj në ekran.

I pari ishte Luka Jovic, i cili ka nënshkruar me klubin e Serie A, Fiorentina, në Itali. Më pas erdhi Nemanja Radonjic, i cili luan si anësor për gjigantët italianë Torino.

Më pas ishte Filip Kostic, i cili luan për Juventusin, por u shënjestruar nga West Ham gjatë verës.

Më pas ishte ylli i Fulham-it, Aleksandar Mitrovic, ish-sulmuesi i Newcastle, i cili sezonin e kaluar theu rekordin e të gjitha kohërave të golave të nivelit të dytë me 43 gola në 46 ndeshje.

Në vendin e pestë doli një Dushan Vlahovic, një tjetër lojtar i Juventusit, i cili u synua nga Arsenali vitin e kaluar.

Zgjedhja përfundimtare ishte ish-sulmuesi i Southampton-it, Dusan Tadic, i cili është kapiteni i Serbisë dhe një favorit i tifozëve që luan për Ajax-in.

Jelena ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale së fundmi, duke bërë tifo për kombëtaren e saj në prag të Kupës së Botës.