Ish-missi i Kroacisë, Ivana Knoll, i ka mahnitur të gjithë me veshjen e saj seksi në Kupën e Botës, edhe pse është kritikuar se nuk ka respektuar rregullat e Katarit.

Bukuroshja dhe fansja e futbollit, postoi në “Instagram” disa fotografi duke ekspozuar format e saj provokuese, përpara hapjes së turneut të Kroacisë kundër Marokut. Veshja e saj u kritikua për kundërshtim me zakonet lokale.

Por 30-vjeçarja nuk u ndikua aspak nga kritikat, pasi ra sërish në sy me një veshje me temë kroate përpara ndeshjes kundër Kanadasë.

E veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe buzët e kuqe, ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Dukej se nuk kishte asnjë problem për rojet e sigurisë aty pranë, pasi influencuesja sërish arriti që të shkonte në stadium dhe nuk u shqetësua aspak për kodin e rreptë të veshjes së vendit të Lindjes së Mesme në publik.