Selin Bollati dhe DJ Gimbo janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata kanë dhënë së fundmi një intervistë, ku kanë ndarë me publikun momente të veçanta nga historia e tyre e dashurisë.

Gjatë emisionit, DJ Gimbo u surprizua nga babai i Selinës, Toni, i cili kishte dërguar një letër plot fjalë të ngrohta dhe vlerësuese për të.

“Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time. Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi,” thuhej në mesazhin e babait të Selin.

I prekur dhe mirënjohës nga kjo surprizë, DJ Gimbo e falënderoi publikisht, duke mos i kursyer fjalët e dashurisë për vjehrrin e tij.

“Shumë faleminderit, të dua,” u shpreh ai.

Kujtojmë se Selin dhe Gimbo u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku nisën edhe lidhjen e tyre të dashurisë. Edhe pas daljes nga shtëpia, ata e vazhdojnë romancën e duken më të dashuruar se kurrë.