Finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” dhe një nga personazhet më të komentuar, Armir Shahini, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ndryshe” me Elona Duro dhe Salsano Rrapi.

Në këtë intervistë, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ndau më shumë detaje rreth eksperiencës së tij në reality show, marrëdhënieve me ish-banorët e tjerë. Gjithashtu tregoi dhe mënyrën se si publiku ndikoi në rrugëtimin e tij deri në finale.

E sigurisht që dy moderatorët e njohur nuk lanë pa e ngacmuar në lidhje me çiftet që u krijuan brenda në shtëpi, në këtë edicion të pestë të BBV.

Pjesë nga intervista:

Sa u beson ti çifteve të krijuara në “Big Brother”? Sa beson ti te Mateo dhe Brikena? A janë një çift real apo ishte lojë dhe vazhdon të jetë lojë dhe për pak kohë, sipas teje?

Atje brenda unë e kam thënë shpeshherë që atje ishte loja dhe e kanë shfrytëzuar si lojë në “Big Brother” sepse të dy ata nuk është se kanë pasur diçka tjetër në “Big Brother” përveç se historisë së dashurisë, që duam s’duam ne është interesante për publikun si do shkojë marrëdhënia e tyre. Tani jashtë nuk e di fare se ça bëjnë.

Nuk i sheh ti në rrjetet sociale? Janë të dashuruar, publikojnë foto, udhëtojë.

Po mirë, kur i publikojnë këto dhe udhëtojnë, është mendimi im këtu.

Mendimi yt cili është, është një gjë që për inerci po ecën edhe pas Big-ut apo?

Unë mendoj se po e shfrytëzojnë.

Po Selin dhe Gimbo?

Nuk i kam parë.

Janë me pushime

Bëfshin qejf.

Nuk ndiqesh në rrjetet sociale me asnjërin prej tyre?

Nuk ndiqem, jam i pa ndjekur.