Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, dhe aktorja e njohur e Hollywood-it, Jennifer Garner, duket se kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë.
Mediat e huaja shkruajnë se ylli i muzikës ka planifikuar që të shkëmbejnë dhurata mes tyre me rastin e Kritshtlindjes.
Kujtojmë se Garner është ish-partnerja e Ben Affleck, me të cilin ka tre fëmijë, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe djalin Sam, 10.
Kujtojmë se Jennifer Lopez nga ana e saj shpesh e ka lavdëruar publikisht Garner.
“Ata do të shkëmbejnë dhurata këtë vit për Krishtlindje, kanë një raport të shkëlqyer”, tha një burim i afërt për “HollywoodLife”, duke shtuar: “Ka një respekt dhe vlerësim të vërtetë reciprok për shkak të fëmijëve. Ata janë shumë të lumtur dhe kjo thjesht bën që gjithçka të funksionojë”.