Krist Aliaj po kthehet pak nga pak në një personazh shumë të komentuar në “Big Brother VIP2”. Herë për lojën e strategjitë me Olta Gixharin, e herë për ‘provokime’ me vajzat e tjera të shtëpisë, Kristi ia del të ketë vëmendje.

Gjatë qëndrimit të Kejvina Kthellës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Kristi ishte shumë i komentuar për marrëdhënien e modelen dhe flirtimet e herëpashershme me të.

Mirëpo së fundmi emri i Kristit po lakohet me atë të Keisi Medinit. Kjo e fundit nuk ka shumë kohë që i është bashkuar shtëpisë.

Që në fillim “është nuhatur” gjithçka nga Armaldo Kllogjeri dhe Olta, dhe kjo e fundit ka nisur tashmë të ‘investigojë’ Keisin. Së fundmi ajo e ka pyetur Keisin për Kristin dhe përgjigja e saj nuk ishte negative. Përkundrazi Keisi u shpreh se “diçka ka.”

Ndërkohë kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother Vip”, Kristi ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, por nuk ka zbuluar më shumë për identitetin e saj.