Luiz Ejlli i këndon shpesh këngët e Getoar Selimit dhe së fundmi është bërë virale video ku ai këndon një prej këngëve më të famshme të Getit “Dridhe”, që vite më parë bëri bujë.

Reperi i njohur ka vendosur të reagojë duke e postuar videon në “Instastory” me një reagim për Luizin.

“Luiz baba”, shkruan Geti duke treguar kështu se edhe e përkrah banorin.