E ftuan në “S’e luan Topi” këngëtarja Gigliola Haveriku, ka folur në lidhje me ish-dashurin e saj, Amos Zaharia, ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë.
Ajo tregoi se ndarjen me Amos, e përjetoi shumë keq. Këngëtarja rrëfeu se kaloi në një gjendje depresioni dhe se humbi shumë peshë pas ndarjes.
“Rashë avash avash një gjendje depresioni, e përjetova shumë keq. Mbaj mend që nuk ushqehesha. Unë e përjetova shumë keq, dhe kur një lidhje është mediatike është akoma më e vështirë. Atëherë me duhej edhe të buzëqeshja në ekran. Kisha gjendje ataku paniku. Familja ime ishte dakord, e prisnin një ndarje, i dhamë shanse herë pas here, por nuk funksionoi. Nuk ka qenë aspask e lehtë”, tregoi këngëtarja.
Ajo tregoi se momentalisht është shumë mirë dhe se është në një lidhje me një person i cili nuk është një figurë publike në media.