Së fundmi po përflitet se dy ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, Gjesti dhe Loredana Brati, janë në një lidhje. E këto thashetheme po forcohen çdo ditë e më shumë.

Një ditë më parë, Xheneta Fetahu ka folur në lidhje me këto aludime. Teksa ishte e pranishme në panelin e “Trotuar” në “E Diell”, ajo u pyet nëse janë të vërteta fjalët që kanë dalë për ish-partnerin e saj.

Xheneta tregon mbi dyshimet dhe prapaskenat me Loredanën, që sipas saj, e ka marrë në telefon për t’i treguar se Gjesti e ka ngacmuar.

“Show-Bizz është pjesa më e keqe në jetën tonë, sepse përballesh me njerëz që ti i bën mirë dhe ta kthen keq. Unë jam me mendimin se ku ka zë, nuk është pa gjë. Përderisa kanë dalë screenshot-et që Loredana dhe Gjesti kanë qenë në të njëjtin vend, ndryshe nga ç’ka thënë Loredana.

Shoqet e saj e kanë publikuar në të njëjtën ditë, jo të nesërmen si Loredana. Unë mendoj se ka diçka, por ia lë në ndërgjegjen e të dyve. Unë e kam mbyllur raportin me Gjestin dhe ta marrë kush të dojë. Ia lë në ndërgjegjen e atyre.

Një person me të cilin unë ha bukë dhe kaloj kohë, nuk prek tek ish-partnerët. Loredana më ka marrë telefon dhe më ka sqaruar se ka bërë biseda me Gjestin dhe ai e ka ngacmuar. Kjo më tha se nuk do ta bënte asnjëherë, por kjo rastësia me foto dhe vilat e njëjta nuk më duket aq e rastësishme.

Loredana më ka telefonuar, por kam zgjedhur të mos i përgjigjem. Me Gjestin nuk kam folur, nuk kam folur me asnjërin prej tyre”, tha Xheneta.