Ka pak kohë që Elon Muks ka marrë në pronësi “Twitter”-in dhe që në fillim ka marrë disa vendime drastike. Së fundmi ai u ka kërkuar përdoruesve të platformës së mediave sociale që të votojnë për të ardhmen e tij si shef ekzekutiv.
Ai ka bërë një sondazh për 122 milionë ndjekësit e tij, ku në “Twitter” shkruan:
“A duhet të largohem nga posti i kreut të Twitter… Unë do t’i përmbahem rezultateve”.
Musk, i cili gjithashtu drejton Tesla-n dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja e Twitter-it. Pas një beteje ligjore, Musk mori kontrollin e kompanisë në tetor në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.
Sondazhi është hapur para 10 orësh. Ndërsa ka mbetur edhe një orë mundësi për të votuar 16 milionë njerëz kanë votuar dhe aktualisht rezultati duket se nuk është i thellë pasi 58% kanë votuar ‘po’, Musk duhet të largohet nga drejtimi i Twitter dhe 42% mendojnë që ai duhet të qëndrojë.
Ky votim mund të çojë në fundin e mbretërimit të Musk si shef ekzekutiv i Twitter.
Pas fillimit të sondazhit, Musk shkroi në Twitter: “Siç thuhet, ki kujdes se çfarë dëshiron, pasi mund ta marrësh”.
Ai shtoi më vonë: “Ata që duan pushtet janë ata që më së paku e meritojnë atë”.
Sondazhi i Elon Musk u shfaq vetëm pak kohë pasi ai u fotografua në finalen e Kupës së Botës duke qëndruar pranë Jared Kushner, dhëndrit dhe ish-këshilltarit special të ish-presidentit amerikan Donald Trump.