Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri kanë biseduar së bashku për Ermiona Lekbellon.

Aktorja i ka kërkuar një mendim Maestros në lidhje me këngëtaren. Ajo e ka pyetur nëse duhet të merret apo jo me Jonën në këtë pikë të lojës, apo ta paketojnë.

Armaldo i ka thënë që nuk ndryshon gjë, si të merresh si jo. Gjithashtu ai e ka këshilluar që të ruajë qetësinë.

Pjesë nga biseda:

Olta: Tani kam një pyetje, si mendon në këtë pikë të lojës që jemi, të merrem me Jonën? Apo mos të merrem fare, fare, ta paketojmë?

Armaldo: Nuk ndryshon gjë si të merresh si jo.

Olta:  Mos është më mirë të merresh me të? Sepse kështu ajo del nga vetja, bërtet ulëret.

Armaldo: Duhet të ruash qetësinë me atë.

Olta: Nuk ma heq dot qetësinë ajo mua.

Armaldo: Merru, se fillon bëhet e bezdisur ajo.