Ish-finalisti i “Big Brother VIP 5”, Mateo Borri, është vënë së fundmi përballë pyetjeve të ndryshme të partneres së tij, Brikena Selmani.
Në episodin e radhës të “Top Arena”, Brikena kishte të ftuar në rubrikën e saj Mateon, të cilit i bëri pyetje rreth lidhjes së tyre por edhe projekteve të tij.
Pjesë nga interivsta:
Brikena: Cila ka qenë një gjë që e ke zbuluar këtu në “Top Arena” për mua, që nuk e dije më parë?
Mateo: Një gjë është pak po e sigurt, që unë ty të njoh mirë. Më mirë seç ti mendon se të njoh. Po këtu kam parë një Brikenë shumë, shumë, shumë ambicioze. Kam parë Brikenën duke punuar me veten, kam parë Brikenën duke synuar të realizojë ëndrrat e veta.
Brikena: Cili ka qenë momenti më i vështirë dhe më i bukur që ke përjetuar këtu në Top Arena?
Mateo: Momente të vështira mund të cilësoj ato momentet që mund të kemi patur ndonjë debat përpara, edhe nuk e kam patur humorin për punë, për sport, nuk kam patur humor për asnjë lloj gjëje.
Brikena: Ashtu edhe për mua
Mateo: Vetëm për të rregulluar debatin me ty. Edhe fakteqësisht kjo na ka ndikuar edhe te puna, me raste. Pastaj momenti më i bukur por edhe më i sikletshmi, ka qenë ai i surprizës. Që në momentin që kanë ardhur këngëtarët, që kanë ardhur surprizë dhe ne nuk e dinim, unë aty jam emocionuar. Në momentin e pushimit unë i mbajta këngëtarët, duke u thënë ‘mos ikni’. Kam patur një siklet të madh brenda vetes para se ta bëja, por mund të them që është gjëja më e bukur që më ka ndodhur këtu brenda me ty.


