Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka janë dy nga banorët që para pak javësh u rikthyen në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Bashkë me ta u rifuten edhe Efi Dhedhes dhe Bledi Mane, por vetëm njëri prej tyre mund të arrijë që të shkojë në finalen e madhe.

Gjatë një bisede Ronaldo pyet Kiarën se kush mendon se do e fitojë BB VIP? Moderatorja i tha se pse e pyet, kur e di se çfarë ajo mendon.

Nga ana tjetër, Sharka mendon se mund të jetë edhe Efi, duke marrë parasysh se çfarë fuqie ka jashtë.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Kush mendon se e fiton BB VIP?

Kiara: Ti e di kush mendoj unë, ça lidhje ka? Pse pyet? Kush është?

Ronaldo: A e mendon se mund të ndryshojë situata?

Kiara: Në ç’kuptim? Kush është pretendenti tjetër?

Ronaldo: Si kush? Pse jo një femër këtë vit?

Kiara: Po pse e mendon këtë?

Ronaldo: Nga fuqi që ajo kishte jashtë