Një kirurg plastik danez i ka dërguar një mesazh të pazakontë kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen, duke i propozuar që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje estetike në hundë. Mesazhi mbërriti në Instagram dhe ishte shkruar në një ton tepër informal.

“Përshëndetje Mette, ta rregullojmë atë pikën që ke në hundë?”, i shkroi kirurgu, emri i të cilit nuk është bërë publik. Frederiksen vendosi ta publikojë mesazhin dhe t’i përgjigjet publikisht mjekut.

“Jam e kënaqur me trupin tim dhe sigurisht nuk kam nevojë që një kirurg plastik burrë të ketë një opinion për këtë!”, shkroi kryeministrja daneze. Rasti ka tërhequr vëmendje edhe për mënyrën se si figurat publike, veçanërisht gratë, përballen vazhdimisht me komente dhe sugjerime për pamjen e tyre fizike.