Këngëtari i njohur, Klajdi Haruni, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni madhështore të organizuar mbrëmjen e kaluar.
Dasma mblodhi së bashku familjarë, miq të afërt dhe shumë emra të njohur të skenës shqiptare, duke u kthyer në një nga eventet më të komentuara të momentit.
Atmosfera festive u ndez nga performancat e artistëve të përzgjedhur nga çifti, mes tyre Artjola Toska dhe Ervis Behari, të cilët krijuan një mbrëmje plot emocion dhe energji.
Pamje dhe video nga dasma janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar momentet e veçanta që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.







