Prej kohësh Shakira dhe Lewis Hamilton po përfliten për një lidhje mes tyre.

Këto thashetheme janë përforcuar akoma më shumë ditën e sotme, pasi këngëtarja u shfaq sërish duke mbështetur pilotin e Formula 1, teksa garonte.

Hamilton dhe Mercedesi ndodheshin në Britani këtë fundjavë, ku garuan në Çmimin e Madh të Britanisë. Mes shumë të ftuarve të tjerë VIP, telekamerat fokusuan në një moment dhe këngëtaren, e cila në fakt ndodhej krah babit të pilotit, duke parë garën së bashku me të nga garazhi i skuadrës britanike.

Epo duket se mbështetja e partneres së tij i ka ardhur në ndihmë Lewis, i cili arriti të ngjitej dhe në podium në përfundim të garës.