Teksa Krist Aliaj po fliste për Jorin Dellin në “Trotuar” në “E Diell”, në studio hy mikesha e modeles, Beniada Nishani, për t’i thënë dy fjalë ish-banorit të “Big Brother VIP”.
Kristi u shpreh se Jori do një ‘burrë mafioz’ dhe Beniada i këshilloi që të fliste për veten dhe jo për shoqen e saj. Madje ajo tregoi edhe një moment kur që të tre kanë qenë në një event të përbashkët.
Pjesë nga biseda:
Beniada: Po ti që je beqar, pse nuk kërkon një të dashur?
Kristi: Femra ideale për mua nuk ekziston
Beniada: Fol për veten tënde, pse flet për Jorin. Ishim në një event bashkë dhe Kristi nuk iu ndante Jorit. Kudo që shkonte Jori, ai nga pas dhe vendoste kokën te shpatulla e Jorit, duke e parë si një bebe.