
Modelja e njohur, Sika Moon, ka zbuluar se si përdori inteligjencën artificiale për të krijuar një klon të vetes dhe për të fituar para në platformat për të rritur.
28-vjeçarja nga Berlini ka thënë për “Daily Mail” se kloni i saj ka më shumë tërheqje për publikun se ajo dhe gjithashtu mbledh më shumë para. Sika ka qenë aktive në industrinë e pornografisë për rreth pesë vjet, por thotë se kurrë nuk ka mundur të fitojë 20,000 dollarë në muaj si “kloni i saj virtual”.

“Pas pesë vitesh punë në industrinë e argëtimit për të rritur, u lodha nga puna përsëritëse dhe jokreative në këtë biznes. Vendosa t’i kthehem krijimit të artit dhe u magjepsa nga mundësitë e krijimit të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale. Kështu, e rikrijova veten me ndihmën e mjeteve të inteligjencës artificiale për t’u bërë vajza që kam ëndërruar gjithmonë. Unë dua të jem perfekte, përgjithmonë e re, seksi në çdo minutë të ditës, inteligjente dhe me personalitetin tim, Kloni im virtual bazohet në fytyrën dhe trupin tim të vërtetë dhe është pjesë e imja. Unë e dua atë”, ka treguar e reja.

Ndërkaq, përdoruesit mund të shikojnë përmbajtjen në llogarinë e Sika Moon dhe të bisedojnë me të për 10,99 dollarë në muaj.









