Pas puthjes, Keisi Medini dhe Krist Aliaj janë më të lirshëm me njëri-tjetrin. Mbrëmja i gjeti bashkë në një krevat, duke mos i kursyer puthjet dhe ledhatimet. E, komentet e banorëve nuk kishin të ndalur.

Edhe pse puthja e tyre e parë në buzë erdhi në kuadër të një loje që u realizua mbrëmë, Keisi Medini dhe Krist Aliaj duket se janë më të lirshëm me njëri-tjetrin.

Mbrëmja i gjeti bashkë në një krevat, ku nuk i kursyen aspak puthjet dhe ledhatimet. Ndërkohë banorët e tjerë nuk ndaluan së komentuari dhe ngacmuari ata të dy.

Luiz Ejlli, i cili i kishte përballë, i paralajmëroi çiftin që të kishin kujdes me veprimet. Me humor, ai i tha Keisit se ‘babi Sabi’ po e shikon. Çifti qeshi me këtë batutë, ndërsa Keisi vijoi duke thënë se ‘babi Berti’ do jetë shumë krenar për to.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ki kujdes se babi Sabi po të shikon

Keisi: Babi Berti bëhet krenar

Luizi: Babi Berti thotë ‘proud of my son’

Ndërkohë kujtojmë se Sabiani ka dalë kundër lidhjes së vajzës së tij, pas zbulimit të romancës së Kristit jashtë shtëpisë me Zazën. Madje Sabiani ka hequr nga “Instagram”-i Keisin, duke hequr edhe fotot që ka me të bijën.