Një influencere koreano-jugore është vënë në lojë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale për shkak të fotove shumë të përpunuara që poston.

Është fjala për influencuesen Shashaeile, e cila është bërë e famshme për “selfie”-t e saj me Photoshop, gjë që ka bërë 800.000 ndjekësit e saj të “Instagram”-it të tallen me postimet e saj.

“Gota e verës duket shumë e madhe dhe e rëndë për të. Kujdes se mos bie brenda”, lexohet në një koment.

Ndërkohë një koment tjetër ironizon: “Sa natyrale dhe e vërtetë që është. E dua shumë këtë vajzë”.

“Dua me të vërtetë ta shikoj se si do të duket pa filtra dhe pa përpunim”, komenton një tjetër. Ka edhe nga ata ndjekës që dyshojnë se kjo vajzë është e vërtetë, duke thënë që është thjesht krijim i inteligjencës artificiale.