Pas veprimit të Cardi B në një koncert, duket se u bë modë që artistët të hedhin mikrofonin mbi skenë.

Këtë radhë 50 Cent plagosi një producente radioje gjatë performancës së tij në Crypto.com Arena në Los Angeles. Sipas një artikulli të TMZ, reperi i famshnëm u acarua gjatë performancës së tij live, pasi mikrofonat që i dha produksioni nuk funksionuan siç donte ai.

Pasi u zemërua, reperi hodhi njërin prej tyre në publik, duke plagosur një grua.

Siç bëri të ditur TMZ, vajza në fjalë kishte nevojë për qepje pasi mikrofoni i ra në ballë. Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi dhe as nga gruaja e plagosur.