E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Egi Gjyzeli. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por ka bërë edhe një rrëfim të sinqertë mbi familjen dhe jetën personale…
Pjesë nga intervista:
Si ka qenë periudha jote e shtatzënisë?
Ishte e çuditshme në fakt, se kur mora testin në dorë dhe ishte pozitiv, mendova “ok, po tani çfarë ndodh?”. Ishte një ndjesi shumë e bukur. Por rrugës i mëson gjërat avash-avash. Kam pasur një shtatzëni shumë të mirë, më kanë përkëdhelur të gjithë familjarët, si nga ana e familjes sime, si të partnerit.
Po kur e more për herë të parë djalin në krahë?
Ka qenë një ndjesi e çuditshme, edhe më vinte të qeshja, edhe të qaja, një ngazëllim. Një mori ndjesish dhe frikërash, se ai është me ty tani, ti je përgjegjëse. Por ai është aq i vogël, aq i brishtë, aq i pafajshëm. Ishin shumë ndjenja mikse, më vinte edhe për të qarë, edhe për të qeshur. Në sallën e lindjes kam qenë me vjehrrën, ajo më ka shoqëruar gjatë atyre momenteve të dhimbjes.



