Për’puthen – Andi Shehi dhe Melisa Lleshi ishin mbrëmjen e djreshme të ftuar në “Përputhen Prime”. Gjatë bisedes në studio, ata zbuluan detaje të reja rreth marrëdhënies së tyre.

Melisa tregoi se Andi është shumë xheloz, por nuk e shpreh. E pikërisht këty ndërhyn Ana Lleshi, e cila prej disa ditësh është konkurrente në program. Ajo tha se Andi nuk e lë Melisën as të dalë me shoqe.

Biseda në studio

Andi: Unë ku ta gjej të dalë kjo se s’më le të dal me çunat

Ana: Andi e lë të dalë, Melisa lyhet pispilloset dhe pa ardhur ushqimi në tavolinë, kjo të çohet të ikën nga tavolina se po vjen Andi ta marrë.

Andi: Po sa herë të kam thënë shyqyr, merre dhe herë të tjera

Ana: Ma thuaj një herë që e ke lënë ta hajë atë darkë. Asnjëherë

Andi: Kur dal unë nga shtëpia, vë një kapele në kokë, një palë tuta, një palë atlete kurse kjo del me taka.

Melisa: Unë dal me taka? Joo për Zotin. Unë e shpreh më shumë xhelozinë, por ky është më shumë xheloz.