Dasma e 19 në historinë e saj do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë të shtunën e ardhshme.

Mediat amerikane shkruajnë se Naomi Biden, mbesa më e madhe e Presidentit Joe Biden dhe Peter Neal do të zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre në “Lëndinën Jugore” të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë, kjo do të jetë martesa e parë e një mbese të një presidenti dhe në atë vend.

28-vjeçarja dhe 25-vjeçari u njohën nga një mik i përbashkët, rreth katër vjet më parë në qytetin e Nju Jorkut dhe Shtëpia e Bardhë tha se ata kanë qenë bashkë që atëherë.

Naomi, më e madhja nga pesë fëmijët e Hunter Biden, është avokate. Nëna e saj është Kathleen Boule, gruaja e parë e Hunter. Ndërkohë Neal së fundmi u diplomua në shkollën juridike të Universitetit të Pensilvanisë. Çifti banon në Uashington.

Dasma e fundit në Shtëpinë e Bardhë, ku përfshihej një anëtar i familjes presidenciale ishte në qershor të vitit 1971, kur Tricia Nixon u martua me Edward Cox në Kopshtin e Trëndafilave me 400 të ftuar.