Prej disa kohësh Enca ka zbuluar për fansat e saj se është në një lidhje dashurie me një shtetas të huaj, i cili nuk është personazh publik. E së fundmi këngëtarja dhe partneri i saj kanë vendosur që të bëjnë postimin e parë së bashku në “Instagram”.
Enca postoi një foto në det ku shihej e shtrirë në një dërrasë së bashku me partnerin, ndërsa shkruante: “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”.
Prej atëherë, këngëtarja ka qenë aktive duke ndarë shpesh foto e video me të në “Instastory”, edhe pse duke mos e zbuluar totalisht portretin apo identitetin e tij,
Deri ditën e djeshme kur partneri i saj ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen me këngëtaren.
View this post on Instagram
Ai ka ndarë një video nga pushimet e tyre ku shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Në një moment dyshja puthen në buzë, teksa krah videos ai shkruan “Gjëra mes të dashurës dhe të dashurit”.