Aktorja e famshme, Vanessa Hudgens, i ka mahnitur ndjekësit e saj në “Instagram” kur postoi një fotografi ku shfaqej shumë ndryshe.
33-vjeçarja ishte transformuar si këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga. Hudgens u shfaq me një parukë bionde platini dhe vetullat e zbardhura.
Madje aq shumë i ngjante yllit të muzikës sa edhe vetë bëri shaka duke thënë se nuk e njihte veten.
“Kush është ajo”, shkruante aktorja e famshme bashkëngjitur me foton në fjalë. E jo vetëm kaq, pasi edhe fansat komentonin se kishte një ngjashmëri të madhe me Lady Gaga-n.